Please enter at least 3 characters.

City dhe Liverpool rivalizojnë njëra tjetrën, Fekir objektiv i dy gjigantëve anglez

2019/06/GettyImages-1036084544.jpg
319:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Nabil Fekir of Lyon celebrates after scoring his team's second goal during the Group F match of the UEFA Champions League between Manchester City and Olympique Lyonnais at Etihad Stadium on September 19, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Nabil Fekir është rikthyer në një objektiv të skuadrave angleze me tu hapur afati kalimtar për transferimeve.

Mesfushori ofensivë francez ka zhvilluar një tjetër sezon të suksesshëm me fanellën e Lyonit në Ligue 1.

25-vjeçari në 39 ndeshje ka arritur të shënojë 12 gola dhe të bëjë nëntë asistime, duke ngjallur interesimin e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Dy skuadrat që rivalizuan njëra tjetrën edhe për titullin e Ligës Premier, synojnë të nënshkruajnë me Fekir në verë.

Nabil Fekir. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Fekir është futur tani në vitin e fundit të kontratës, pasi aktualja me Lyonin i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Pasi është në vitin e fundit, vlera e tij ka rënë në 40 milionë euro dhe Liverpool e Manchester City po synojnë ta shfrytëzojnë këtë.

Me transferimin e mundshëm në Ligën Premier, lojtari synon të bëhet pjesë e formacionit bazë të Kombëtares franceze. /Telegrafi/