Please enter at least 3 characters.

City arkëton tri pikë të reja ndaj Watfordit

2018/12/mancitywat.jpg
301:"WATFORD, ENGLAND - DECEMBER 04: Leroy Sane of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Watford FC and Manchester City at Vicarage Road on December 4, 2018 in Watford, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 2-1, Manchester City ka fituar si mysafir i Watfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Ligën Premier.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, skuadra vizitore e zhbllokoi rezultatin me golin e Leroy Sane (40') dhe shkoi në pushim me epërsi.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Pak minuta brenda gjysmës së dytë (51'), Riyad Mahrez e shënoi edhe golin e dytë për Cityn.

Vendasit arritën të shënonin vetëm një herë deri në fund të ndeshjes, ndërsa realizues ishte Abdoulaye Doucoure (85').

Mahrez e dyfishoi epërsinë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Manchester City forcon kreun e tabelës me 41 pikë, pesë më shumë se Liverpooli (që nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje).

Watfordi është në vend të 11-të në tabelë me 20 pikë të arkëtuara pas 15 xhirosh.

Në ndeshjen e radhës,City zhvillon derbin ndaj Chelseat, derisa Watfordi luan në shtëpi të Evertonit. /Telegrafi/