Miti i Marilyn Monroe do të zbardhet disi këtë vit. Netflix po përgatit një film mbi jetën e saj bazuar në romanin “Blonde” i Joyce Carlo Oates. Një tjetër provë se mania për Marilyn mbetet e përjetshme
Më poshtë gjeni disa nga citatet më të dëgjuara të ikonës së bukurisë.
Përdorini si këshilla apo edhe si përshkrim për foton e radhës në Instagram. Ne nuk gjykojmë.
“Mungesa e perfeksionit është bukuri, çmenduria është gjenialitet dhe më mirë të jesh tërësisht qesharak sesa tërësisht i mërzitshëm.”“Jam egoiste, e paduruar dhe pak e pasigurt. Gaboj, dal jashtë kontrolli dhe ndonjëherë s’përballohem dot. Por, nëse s’më përballon dot në ditët e këqija, s’më meriton në ditët e mira.”“Qentë s’kafshojnë kurrë. Njerëzit po.“Në Hollywood të paguajnë me mijëra dollarë për një puthje dhe disa qindarka për shpirtin.”“Dashnor i vërtetë është ai burrë që të emocionon me një puthje në ballë, me një buzëqeshje a me një vështrim.”“S’më interesojnë paratë. Thjesht dua të jem e mrekullueshme.”“Me çfarë shkoj në shtrat? Me Chanel No. 5, sigurisht.”“Kam qenë në kalendarë, por kurrë në kohë.”“Për gjithë vajzat që mendojnë se janë të shëndosha sepse s’janë masa të vogla: jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.”“Shpeshherë kam qëndruar e heshtur nëpër festa dhe kam dëshmuar sesi idhujt e mi janë shndërruar në njerëz të mërzitshëm e të vegjël.”