Please enter at least 3 characters.

Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve

2024/12/Vlora-Citaku-PDK-Konference-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në një postim, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për një tjetër proces zgjedhor të shkëlqyeshëm, duke u shprehur krenare për fushatën dhe ditën e zgjedhjeve.

"I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!", ka shkruar Çitaku.

Rezultatet e zgjedhjeve priten me interes, ndërsa partitë politike tashmë po analizojnë votat e fituara dhe ndikimin e tyre në skenën politike të Kosovës.