Please enter at least 3 characters.

Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjes verbale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Çitaku ka publikuar një video nga momenti i debatit në Kuvend, të cilës i ka bashkëngjitur edhe një mesazh kritikues për situatën institucionale në vend.


“Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit. Situata nuk është normale. Republikë – Kushtetutë”, ka shkruar Çitaku.


Në videon e publikuar prej saj dëgjohet Çitaku duke kritikuar gjendjen institucionale në vend.

“Që dy vite s’ka institucione, nuk është situata normale. Jeni duke e prishur shtetin”, është shprehur Çitaku.

Ndërkohë, Haxhiu i është përgjigjur duke thënë se, për të situata është normale. /Telegrafi/