CineLady vjen me filmin ‘’It Ends with Us’’ me 8 Gusht në CineStar Megaplex
05/08/2024
Për shkak të interesimit shumë të madh CineStar hap salla shtesë për ju Ladies!Rezervoni datën e CineLady, sepse 8 Gushti vjen me filmin "It Ends with Us", e adaptuar nga novela e Colleen Hoover, dhe sjellë aktorët e njohur Blake Lively dhe Justin Baldoni në rolet kryesore të filmit.
Filmi sjellë ngjarje që secili nga ju do të gjeni veten brenda tij me historitë e jetës dhe dashurisë. Lily Bloom (Blake Lively), një grua që kalon një fëmijëri traumatike për të nisur një jetë të re në Boston dhe për të ndjekur një ëndërr të përjetshme për të hapur biznesin e saj. Një takim i rastësishëm me neurokirurgun simpatik Ryle Kincaid (Justin Baldoni) ndez një lidhje intensive, por ndërsa të dy bien thellë në dashuri, Lily fillon të shohë anët e Ryle që i kujtojnë asaj marrëdhënien e prindërve të saj.

