Please enter at least 3 characters.

Cillessen favorit për të zëvendësuar De Gean

2016/01/cillessen-favorit-p-euml-r-t-euml-z-euml-vend-euml-suar-de-gean_hd.jpg

Duket se De Gea është pajtuar me kushtet personale me Real Madridin dhe tani ka mbetur vetëm që të dy klubet të arrijnë akord për çmimin e këtij transferimi.

Por, që tani trajneri Louis van Gaal ka filluar të mendojë për zëvendësimin e portierit spanjoll dhe është Jasper Cillessen nga Ajaxi emri më favorit për të marrë vendin e De Geas.

Gjithashtu, edhe Hugo Lloris, Asmir Begovic, Bernd Leno dhe Krul, janë emrat që flitet se mund të kalojnë te Unitedi gjatë verës. /Telegrafi/