Please enter at least 3 characters.

Çiljeta e “dehur” nga dashuria, i uron të gjitha femrave të njëjtin fat (Foto)

2017/01/CiljetaXhilaga.jpg

Çiljeta Xhilaga është aq e dashuruar me Alban Hoxhën, saqë ka vendosur të ndajë një pjesë të lumturisë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo i drejtohet veçanërisht femrave që mos të humbin shpresat në dashuri, sepse sipas asaj “Çdo njeri e ka fatin e tij!”

“Do të vijë një ditë që dikush do të dojë aq shumë sa do të shohë te ti të bukurën e dheut. Dhe ska për ti interesuar as ngjyra e lëkurës, as e syve, as sa e gjatë apo e shkurtër je. Sepse çdo njeri e ka dikë diku që e pret. Çdo njeri e ka fatin e tij!”, shkruan ajo në postimin e realizuar në Instagram.