Please enter at least 3 characters.

Çifti zbulon se ishin të vetmit pasagjerë në avion (Foto)

2016/09/11-4.jpg

Një çift nga North Yorkshire përfituar krejt papritur një fluturim privat me avion pasi zbuluan se ishin 2 pasagjerët e vetëm të avionit.

Carrie Fisher dhe partneri i saj Kyle McNicol do të udhëtonin nga Krabi, Tajlandë për në Penang në Malajzi kur u përballën me zbulimin surprizues.

Të vendosur për të shijuar plotësisht mundësinë që të vjen vetën një herë në jetë, çifti i ndërruar disa vendet gjatë gjithë fluturimit, madje edhe kërcyen në avion. Çifti i 28-vjeçarëve u hutuan kur punonjësja e sportelit ku do të bënin check in iu tha se ishte një ditë e veçantë, përcjell GSH.

Edhe stafi që kontrolloi pasaportat e tyre për fluturimin me linjën ajrore malajziane Firelfy qeshnin teksa thoshin “vetëm ju të dy”. Vetëm kur hipën në bordin e avionit dhe vunë re që nuk kishte asnjë njëri tjetër, në bord të rinjtë kuptuan se ky do të ishte udhëtimi i tyre i privat me avion.