Please enter at least 3 characters.

Christina Aguilera feston ditëlindjen e saj të 40-të

2017/01/ChristinaAguilera.jpg

Këngëtarja e njohur, Christina Aguilera, vazhdon të jetë ndër ikonat e muzikës pop.

Bukuroshja bionde gjatë ditës së sotme (e premte) feston ditëlindjen e saj të 40-të, shkruan Daily Mail.

Përmes rrjetit social Twitter, ajo zgjodhi që për këtë ditë unike të ndajë një video, ndërsa argëtohej nën tingujt e këngës së Megan Thee Stallion.

Ajo vendosi që të vishet me rroba të ngushta, çka bënin t’i theksoheshin linjat e formësuara trupore,

Flokët kësaj radhe i ka mbajtur të kapura lart kokës, kurse për makijazh ajo ka shkuar nuanca pak më të errëta.

Sa i përket karrierës profesionale, Christina sapo ka nënshkruar kontratë me kompaninë e Jay Z, vitë më pas sa ishte nën menaxhimin e Irving Azoff. /Telegrafi/