Please enter at least 3 characters.

Chelsea synon transferimin e Golovinit dhe Pulisicit

2018/07/pulisic-golovin.jpg

Chelsea është në kërkim të transferimeve të reja për afatin kalimtar veror dha ka etiketuar Aleksandr Golovinin dhe Christiano Pulisicin si objektiva madhor.

Klubi i madh anglez po kërkon dy të përforcohet me afrimin e dy mesfushorëve me tipare sulmuese këtë muaj.

Sipas mediumit Daily Mail, Blutë po synojnë transferimin e dyshes, Pulisic dhe Golovin.

Christian Pulisic (Getty Images)

Pulisic është lojtari më i talentuar i SHBA-ve në brezin e ri dhe ka bërë super paraqitje tek gjermanët e Borussia Dortmundit.

Aleksandr Golovin (Getty Images)

Ndërkohë, lojtari i CSKA Moskës, Golovin, ka kapur syrin duke luajtur për Rusinë në Kupën e Botës.

Chelsea është nën presion për të pasur një sezon më të mirë pasi përfundimun në vendin e pestë sezonin e fundit dhe ky ishte një zhgënjim për klubin.

Pulisic dhe Golovin do të shihen si lojtarë që mund të ndihmojnë nisjen e një epoke premtuese për Blutë, të cilët janë në një "javë të zënë" përpara se afati kalimtar i transferimeve të mbyllet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/