Chelsea po bëhet gati për transferimin e lojtarit që Flick nuk e do tek Barcelona
Chelsea raportohet se është futur në mesin e kandidatëve për transferimin e Ansu Fatit, mes thashethemeve për një kalim të tij tek Monaco.
Gazetarja Helena Condis ka raportuar se agjenti i Fatit, Jore Mendes, do të takohet së shpejti me 22-vjeçarin për të diskutuar rreth të ardhmes së tij tek Barcelona.
Ajo ka shtuar se për Fatin ka interesim edhe Chelsea, përveç ofertës së huazimit nga Monaco.
Fati një kohë cilësohej si një ndër lojtarët më premtues tek Barcelona, por ai tashmë nuk po luan fare tek blaugranasit.
Sulmuesi thuhet se ka mbetur mjaft i zhënjyer me mungesën e hapësirave këtë sezon dhe duket se ndarja e rrugëve mbetet një opsion real për të dyja palët.
I dalur nga akademia e Barcelonës, Fati kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, ka bërë vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Që të tri ndeshjet ku ai ka luajtur nga minuta e parë kanë ardhur në La Liga, por ai nuk ka arritur që të lë ndonjë shenjë.
Fati, i cili më parë është lidhur edhe me një kalim në Turqi tek Fenerbahce, mbetet momentalisht në një udhëkryq sa i përket të ardhmes së tij./Telegrafi/


