Please enter at least 3 characters.

Chelsea ndjek Murielin e Sampdorias

2016/12/muro.jpg

Drejtuesit e Chelseat janë të vendosur të bëjnë një ofertë në drejtim të Sampdorias për Luis Murielin.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar gjashtë gola në 14 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe trajneri i “The Blues”, Antonio Conte po e kërkon me ngul futbollistin.

Klubi italian ka të ngjarë ta transferojnë Murielin gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Gjithashtu edhe skuadra spanjolle e Valencias po kërkon Murielin ndërsa futbollisti gjatë fundjavës do të paraqitet kundër Torinos së Arlind Ajetit. /Telegrafi/