Please enter at least 3 characters.

Chelsea merr fitoren e parë në Ligën Premier, mposht me shumë mund Norwichin

2019/08/abraham.jpg
251:"NORWICH, ENGLAND - AUGUST 24: Tammy Abraham of Chelsea scores his team's third goal during the Premier League match between Norwich City and Chelsea FC at Carrow Road on August 24, 2019 in Norwich, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea i ka fituar me shumë vështirësi tri pikët e para për sezonin 2019/20, duke e mposhtur në udhëtim Norwich Cityn me rezultat 2-3.

Skuadra londineze kaloi në epërsi pas vetëm tre minutash lojë me golin e Tammy Abrahm, pas asitimit që pranoi nga Cesar Azpilicueta.

Por, epërsia e The Blues nuk zgjati shumë, pasi vendasit e barazuan rezultatin me anë të Todd Cantëell (6’), nga shërbimi i Teemu Pukki.

Goli i Tammy Abraham (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Chelsea e riktheu edhe një herë epërsinë me anë të Mason Mount që shënoi në minutën e 17-të, nga një asistim i bërë prej Christian Pulisic.

Por, Norwichi ishte përsëri të vëmendshëm duke e barazuar rezultatin në 2-2, me anë të Pukkit (30’),  pas asistimit nga Buendia, e që me kaq përfundoi pjesa e parë.

Mason Mount (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë nga The Blues, që arritën ta rikthenin epërsinë.

Abrahm e realizoi golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 68-të, nga asistimi që pranoi prej Mate Kovacic, e në fund doli të jetë goli i fitores.

Norwich vs Chelsea (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Frank Lampard mori tri pikët e para nën drejtimin e Chelseat, derisa ka një fitore, një barazim dhe një humbje në tri xhirot e zhvilluara.

Blutë nga Londra aktualisht gjenden në vendin e dhjetë me katër pikë të grumbulluara, ndërsa në xhiron e katërt do të përballen me Sheffield United. /Telegrafi/

https://twitter.com/ClearingBall/status/1165232104877129733

https://twitter.com/EeeeeMelon/status/1165234019149045760

https://twitter.com/Astrofussball/status/1165230637965619200

https://twitter.com/STREQM1/status/1165247471582359553