Please enter at least 3 characters.

Chelsea me ofertë të majme dhe befasuese për Ronaldon

2020/06/Cristianoronaldonumerlyon.jpg
229:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 22: Cristiano Ronaldo of Juventus disappointed during the Serie A match between SPAL and Juventus at Stadio Paolo Mazza on February 22, 2020 in Ferrara, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea është duke planifikuar një ofertë sensacionale dhe befasuese për superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.Calciomercato në Itali dhe Don Balon në Spanjë raportojnë se pronari i Bluve, Roman Abramovich, mund t’i shfrytëzojë raportet e tij të mira me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për transferimin e 35-vjeçarit.

Problemet financiare të klubeve italiane si pasojë e krizës së coronavirusit, mund të bëjnë që CR7 ta vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi që burime të ndryshme të gazetave në Itali kanë theksuar se ai mund të largohet nga Juve gjatë verës që vjen.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Chelsea tashmë i ka siguruar shërbimet e Hakim Ziyech, ndërsa Timo Werner është një tjetër emër që mund të luajë në Stamford Bridge.

Transferimi i Ronaldos do të ishte ndryshe nga parimet e klubit anglez, mirëpo është fjala për një superyll që e ka bërë diferencën kudo ku ka luajtur, përkundër moshës që ka.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Në bazë të spekulimeve, Blutë janë të gatshëm të shpenzojnë 120 milionë euro për të dhe tashmë thuhet se Abramovich ia ka paraqitur ofertën Juventusit.

Në ndërkohë, edhe ish-klubi i portugezit, Real Madrid, është duke i shqyrtuar opsionet për kthimin e Ronaldos në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/