Please enter at least 3 characters.

Chelsea ka gati 56 milionë euro për Cavanin

2019/01/Cavani-9-e1546777576834.jpg
305:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Edinson Cavani of Paris Saint-Germain celebrates after scoring a goal during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi anglez, Chelsea është gati të nis një ofertë të lartë për për sulmuesin uruguaian të Pairis Saint-Germain, Edinson Cavani.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, Blutë  janë gati të bëjnë një ofertë dramatike prej 50 milionë funtesh apo rreth 56 milionë euro për Cavanin.

Kjo pasi sulmuesi uruguaian shihet si një përpjekje për të zgjidhur problemet e tyre të shënimit.

Maurizio Sarri është i interesuar në Cavanin, i cili ishte nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë franceze kur u transferua në PSG nga Napoli gjashtë vjet më parë.

Cavani nuk ndalet asnjëherë së shënuari (Foto: Getty Images)

Trajneri italian, i cili po përgatitet të rimodelojë skuadrën e tij në dy afatet e ardhshme të transferimeve mund të largojë gjashtë ose shtatë lojtarë këtë muaj.

Ai ka parë që ekipi i tij të shënojë vetëm 38 gola në Ligë Premier, gjë që është numri më i ulët gjashtë klubeve të para në renditje dhe ka humbur besimin tek sulmuesit e tij aktual.

Cavani, 31-vjeçar, ka shënuar 324 gola në 519 paraqitje dhe mund të jetë njeriu i duhur për të gjetur golat e Chelseat përsëri.

Por, klubi londinez mund të përballen me konkurrencë të fortë nga Kina, teksa oferta për lojtarin pritet të ketë edhe nga Real Madridi dhe Napoli. /Telegrafi/