Chelsea gjen zëvendësuesin e Enzo Fernandez, kushton 60 milionë euro
Chelsea ka vendosur mesfushorin e Romës, Manu Kone, si objektivin kryesor për të zëvendësuar Enzo Fernandez, në rast se mesfushori argjentinas largohet nga “Stamford Bridge” për t’iu bashkuar Manchester Cityt.
Sipas gazetarit Santi Aouna të Foot Mercato, Kone është shndërruar në alternativën e preferuar të londinezëve, të cilët po përgatiten për mundësinë e humbjes së Fernandez para mbylljes së afatit kalimtar.
Mesfushori francez, i cili aktualisht aktivizohet te Roma, është konsoliduar si një nga lojtarët e rëndësishëm të klubit italian, ndërsa gjithashtu është bërë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Francës.
E ardhmja e Fernandez vazhdon të mbetet e pasigurt, për shkak të interesimit të raportuar nga Manchester City.
Në këtë situatë, Chelsea tashmë ka nisur të shqyrtojë alternativat për mesfushën dhe Kone duket se është zgjedhja e parë e klubit.
Vlera e francezit raportohet të jetë rreth 60 milionë euro, megjithëse mbetet për t’u parë nëse Roma do të ishte e gatshme të shqyrtonte një ofertë për lojtarin. /Telegrafi/


