Chelsea gati të shpenzojë mbi 40 milionë euro për një tjetër talent të Atalantas
Pas transferimit të Marco Palestrës, Chelsea është vënë në ndjekje të një tjetër lojtari të Atalantas. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri italian, Honest Ahanor.
Më 1 korrik, Chelsea siguroi shërbimet e Marco Palestrës, për të cilin londinezët paguan mbi 55 milionë euro. Mbrojtësi i krahut të djathtë vinte pas një sezoni të mirë me Cagliarin, ku kishte luajtur në formë huazimi nga Atalanta.
Sipas “Sky Sports”, Chelsea mund të arrijë marrëveshje për një tjetër lojtar të klubit nga Bergamo para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Drejtuesit e klubit anglez kanë rikthyer kontaktet me Atalantan për transferimin e qendërmbrojtësit 18-vjeçar, Honest Ahanor.
Marrëveshja pranë finalizimit
Sipas Fabrizio Romanos, transferimi i Ahanor te Chelsea është tashmë shumë pranë finalizimit.
🚨🔵 EXCLUSIVE: Chelsea reach verbal agreement with Atalanta to sign 18 year old defender Honest Ahanor, here we go!
Deal in the region of £40m package with details to be sorted, paperwork being prepared and authorization to travel.#CFC to decide best pathway for Honest soon. pic.twitter.com/LKB6jJCTD0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2026
Pas negociatave mes palëve, “Blutë” e Londrës janë të gatshëm të përmbushin kërkesat financiare të Atalantas, e cila kishte vendosur si kusht për largimin e mbrojtësit një ofertë prej më shumë se 40 milionë eurosh.
Ahanor është formuar në akademinë e Genoas, përpara se t’i bashkohej Atalantas në vitin 2025. Që prej atëherë, 18-vjeçari ka shfaqur një progres të dukshëm, duke fituar edhe vëmendjen e Kombëtares së Italisë.
Mbrojtësi tashmë ka debutuar me përfaqësuesen Azzurre dhe numëron dy paraqitje me Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/


