Chelsea fiton ndeshjen e parë përballë Servettes në play-off-in e Ligës së Konferencës
Chelsea ka triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës përballë Servettes.
Pjesa e parë ishte shumë e varfër nga të dyja skuadrat, që nuk arritën t’i konkretizonin rastet për gol.
Por, pjesa e dytë pati një tjetër skenar, pasi vendasit realizuan dy herë në Stamford Bridge.
Golin e parë të sezonit për Chelsean e realizoi Christopher Nkunku, kur realizoi nga penalltia në minutën e 50-të.
Katër minuta më vonë, Marc Guiu shpërdoroi një rast të artë shënimi, pasi nuk ia doli ta fuste topin në portën e hapur.
Mirëpo, fitoren e skuadrës londineze e vulois Noni Madueke, kur pranoi një asistim brilant nga Enzo Fernandez në minutën e 76-të për 2-0.
Ndeshja e kthimit mes Chelseat dhe Servettes do të luhet të enjten e javës së ardhshme, ndërsa shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 29 gusht në Monaco. /Telegrafi/


