Please enter at least 3 characters.

Chelsea e Reali arrijnë marrëveshje për Hazardin

2019/05/Hazard-Hudderfield.jpg
304:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 02: Eden Hazard of Chelsea scores his team's third goal past Karlan Grant of Huddersfield Town during the Premier League match between Chelsea FC and Huddersfield Town at Stamford Bridge on February 2, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi dhe Chelsea raportohet se kanë arritur një marrëveshje sa i përket sulmuesit, Eden Hazard.

Bisedimet gjatë dy javëve të fundit thuhet se kanë një rezultat të kënaqshëm për të dyja palët dhe tashmë dihen edhe disa detaje rreth saj.

E përditshmja britanike, "The Sun" shkruan sot se madrilenët janë pajtuar që të ndajnë hiq më pak se 130 milionë euro për futbollistin belg.

(Foto by Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në fakt, londinezët do të paguhen 113 milionë euro dhe 17 sosh të tjera do t'i takojnë The Blues në rast të fitimit të trofeve nga ana e Los Blancos.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me kampionët në fuqi evropian, ku do të ketë një pagë mujore prej 1.8 milionë eurove.

Ndryshe, Hazard do të luajë sonte ndeshjen e fundit me klubin, kur Chelsea do të takohet në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit. /Telegrafi/