Please enter at least 3 characters.

Chelsea dëshiron t'i shesë tre yje në janar

2019/11/Chelsea-Liga-e-Evropes-e1573121512442.jpg
334:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Pedro of Chelsea celebrates after scoring his team's first goal with Olivier Giroud of Chelsea and his Chelsea team mates during the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Chelsea and Dynamo Kyiv at Stamford Bridge on March 07, 2019 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi anglez, Chelsea është i gatshëm të shesë tre lojtarë të mëdhenj në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Olivier Giroud, Pedro dhe Marcos Alonso, janë tre lojtarët që pritet të largohet nga Stamford Bridge.

Kontratat e Giroudit dhe Pedros skadojnë verën e ardhshme dhe do të lejohen të fillojnë negociatat me klubet e huaja në janar.

Pas shfaqjeve së Tammy Abraham si një sulmues i zgjedhjes së parë, pretendohet se Chelsea do të jetë i gatshëm të largojë francezin në janar, në mënyrë që ata të rikuperojnë disa para, në vend që ta lënë atë të lirë.

Giroud ka rënë në hierarki që kur menaxheri Frank Lampard arriti në verë dhe një largim duket i pashmangshëm.

Ai ka filluar vetëm një ndeshje konkurruese këtë sezon dhe dëshiron që të gjej një klub ku luan rregullisht për t'i dhënë vetes një shans për të luajtur për Francën në Euro 2020.

Njësoj po ndodh edhe me Pedron dhe Alonson, të cilët nuk janë më titullar në skemat e Lampardit dhe mund të largohet gjatë dimrit. /Telegrafi/