Please enter at least 3 characters.

Charli XCX i bën homazh të veçantë Troye Sivan për ditëlindjen e tij të 30-të me një performancë në Primavera, fansat çmenden për vallëzimin e Chappell Roan

Charli XCX i bëri një homazh të veçantë Troye Sivan për ditëlindjen e tij të 30-të gjatë performancës në festivalin Primavera në Barcelonë, duke ndarë me fansat momente të ëmbla dhe emocionuese.

Ylli britanik publikoi në Instagram fotografi dhe video nga festa, duke e përshkruar Troye-n si një nga miqtë e saj më të veçantë dhe duke shprehur dashurinë dhe lumturinë që ndan me të në skenë dhe në jetë.

Në festival, dyshja performoi së bashku dhe fansat u çmendën kur Chappell Roan surprizoi publikun me një vallëzim të hitit “Apple”, shkruan DailyMail.

Momenti u shfaq në ekranin e madh dhe krijuesja e hitit filloi të vallëzonte ndërsa Charli këndonte refrenin, duke ndezur atmosferën në mënyrë të jashtëzakonshme.

Festimet vazhduan me torta dhe përqafime në skenë, duke bërë që fansat të ndiejnë atmosferën e veçantë të këtij eventi.

Charli falenderoi Troye, Chappell dhe festivalin Primavera për këtë eksperiencë të paharrueshme, ndërsa paralajmëroi edhe albumin e saj të ri që feston njëvjetorin këtë fundjavë. /Telegrafi/