Please enter at least 3 characters.

Charles Leclerc niset nga vendi i parë në Austri

2019/06/GettyImages-1159039419.jpg
368:"SPIELBERG, AUSTRIA - JUNE 29: Top three qualifiers Charles Leclerc of Monaco and Ferrari, Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP and Max Verstappen of Netherlands and Red Bull Racing celebrate in parc ferme during qualifying for the F1 Grand Prix of Austria at Red Bull Ring on June 29, 2019 in Spielberg, Austria. (Photo by Will Taylor-Medhurst/Getty Images)
12:"Getty Images

Sesioni i provave zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë u mbyll në festë për skuadrën e Ferrarit, pasi janë renditur në ‘pole position’.

Charles Leclerc arriti të regjistrojë xhiron më të shpejtë duke siguruar nisjen nga vendi i parë nesër (30 qershor) në pistën e Red Bull Ring. Ai arriti të nxjerrë më të mirën nga Ferrari i tij duke e përshkruar garën për një minutë e tri sekonda, vetëm 0.26 sekonda më shpejt se vendi i dytë Lewis Hamilton.

Në vend të tretë u rendit holandezi Max Verstapen, i cili bëri një paraqitje dinjitoze për Red Bullin duke lënë pas pilotin tjetër të Merecdes, Valeri Bottas. Britaniku nuk ishte në ditën e tij më të mirë, megjithatë arriti të sigurojë që Mercedesi i tij të nisjet nga vija e parë.

Charles Leclerc me Ferrarin e tij (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Sebastian Vettel kishte një garë zhgënjyese, pasi do të niset nga vendi i dhjetë në sesionin e tretë, derisa kishte një problem me presionin e ajrit, gjë që nuk e lejoi gjermanin të realizonte xhiro të shpejtë.

Ky është ‘pole position’ i dytë radhazi për Leclerc pas atij të garës së kaluar në Bahrein, ku nuk mundi ta ruante vendin e parë për shkak të një problemi mekanik.

Këto katër muaj të Botërorit të Formula 1, janë dominuar 100 për qind nga Mercedesi dhe nesër do të shihet nëse Ferrari do të jetë një rival i denjë për pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/