Please enter at least 3 characters.

Çfarë bën Meghan Markle për t’u rikthyer në formë pas lindjes? Kjo është rutina e dukeshës

2019/06/meghan-markle1-1068x623.jpg
472:"(FILES) In this file photo taken on October 22, 2018 Britain's Prince Harry and his wife Meghan, the Duchess of Sussex walk to attend a meet-the-people session at Kingfisher Bay Resort on Fraser Island. - Hailed as a breath of fresh air in a stuffy institution, Prince Harry's wife Meghan is set to test the limits of the British monarchy's desire to modernise when their first baby arrives this month. (Photo by DARREN ENGLAND / POOL / AFP)DARREN ENGLAND/AFP/Getty Images
16:"AFP/Getty Images

Meghan Markle u bë nënë për herë të parë 4 javë më parë dhe ende po përshtatet me jetën e saj të re

Duke qenë edhe në presion të madh për shkak të familjes mbretërore dhe eventeve që duhet të marrë pjesë, Dukesha e Sussex-t duhet të rikthehet në formë shpejt.

Mirëpo, sipas ekspertit mbretëror, Meghan nuk e ka marrë me nxitim për t’u rikthyer në formë. Ajo nuk i është kthyer ende palestrës. Ajo po merr kohë për t'u përqendruar tek i biri, Archie.

“Ajo e marrë më lehtë”, - tha Katie Nicholl.

Mirëpo, çfarë bën Meghan pas lindjes? Dukesha e Sussex-t pas lindjes po bën yoga.

“Yoga është shumë e mirë pas lindjes dhe nuk ka asgjë të vështirë për t’u realizuar”, - është shprehur Katie.

Nëna e Meghan, Doria ka ndikuar tek Dukesha, duke qenë se ajo është një instruktore yoge. Pra, Dukesha pas lindjes bën vetëm Yoga dhe stërvitje të vogla në parkun e pallatit mbretëror.

Mirëpo, Meghan nuk e ka me nxitim! Ajo po e shijon këtë moment si çdo nënë e re! /Telegrafi/