Please enter at least 3 characters.

Çelik Lipa dhe Fifi sjellin këngën e re "Nuk paska më keq"

2024/10/Screenshot_16-28.png

Artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi - Fifi, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Nuk paska më keq” titullohet kënga,  për të cilën ka bashkuar forcat me Çelik Lipën.

Videoklipin e këtij projekti duket të kenë xhiruar nëpër disa rrugë të Prishtinës.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi i këngës u bë në studion e SBS Entertainment nga producenti Lipa.

Fifi vjen me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse nuk e ka komplikuar me paraqitje projektin.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.

Këngëtarja në fjalë sivjet u rikthye fuqishëm edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/