Please enter at least 3 characters.

Çekiçi: Fituam me fat

2016/01/ccedil-eki-ccedil-i-fituam-me-fat_hd.jpg

18-vjeçari i transferuar në radhët e kampionëve të Kroacisë një vit më parë ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” por pa i provuar emocionet e sfidës kundër Skënderbeut, shkruan “Supersport.al”.

Mesfushori i lindur në Pogradec nënvizon se skuadra e tij e kërkoi golin me ngulm, ndërsa nuk kërkon të polemizojë për vendimin e trajneti Mamic.

“U ndjemë pak keq që pësuam golin por e rëndësishme është që e kontrolluam lojën dhe kishim fatin me vete që e kthyem rezultatin. Do të kisha shumë dëshirë të luaja por kjo është zgjedhja e trajnerit. Unë jam ende i ri ri dhe do të vazhdoj të punoj”.

Në vijim ai bën edhe një analizë të shkurtër për atë që skuadrat dhanë në fushën e lojës gjatë 90 minutave.

“Në fillim skuadrat ishin të barabarta por më pas ne morëm kontrollin. E prisja këtë sepse Skënderbeun nuk ka njihte mirë dhe filloi të tërhiqej prapa. Në momentin që Skënderbeu shënoi u tërhoq edhe më shumë por e ritheksoj që ne ishim me fat që shënuam dy gola”, tha Çekiçi. /Telegrafi/