Please enter at least 3 characters.

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

2024/10/Screenshot-2024-10-14-231151.png

Shqipëria mori një fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë si mysafir me rezultat 1-0, duke u bërë pretendent për kreun e grupit në Ligën B të Kombeve, përkatësisht në Grupin 1. Kuqezinjtë deri tani ka dy fitore, pasi kishin mposhtur edhe Ukrainës në Pragë me rezultat 2-1. Në anën tjetër, fillimisht kishin pësuar në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 0-1 , ndërsa ditën e premte u mposhtën nga Çekia me rezultat 2-0.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi ku në nëntor pret Çekinë dhe Ukrainë.

Aktualisht Shqipëria ka aq pikë sa Gjeorgjia në vendin e dytë (6 sosh), por me golavarazh të përgjithshëm më të dobët. Kreun e grupit e mban Çekia, që barazoi ndaj Ukrainës me rezultat 1-1. Çekët kanë aktualisht 7 pikë.

Standings provided by Sofascore

Gjithsesi, me diferenca të ngushta mes skuadrave, çdo gjë është e mundur në ndeshjet e nëntorit dhe situata mund të ndryshojë plotësisht në varësi të rezultateve.

Orari i ndeshjeve të ardhshme   16 nëntorGjeorgji-Ukrainë ora 18:00Shqipëri-Çeki ora 20:4519 nëntorShqipëri-Ukrainë ora 20:45Çeki-Gjeorgji ora 20:45/Telegrafi/