Please enter at least 3 characters.

Casemiro ishte i pranishëm në stërvitjen e Real Madridit për t'u thënë lamtumirën bashkëlojtarëve

2022/08/fbl-esp-liga-real-madrid-training-1-scaled.jpg
307:"Real Madrid's Brazilian midfielder Casemiro (2L) talks with Real Madrid's Belgian forward Eden Hazard as they attend a training session at the Ciudad Real Madrid training complex in Valdebebas, outskirts of Madrid, on August 19, 2022. (Photo by Thomas COEX / AFP) (Photo by THOMAS COEX/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Kjo e premte ishte një mëngjes shumë i veçantë, por edhe i trishtuar në Valdebebas, e gjitha për shkak të së ardhmes së Casemiros, që do të jetë larg Spanjës.

Braziliani po jeton momentet e fundit në Real Madrid dhe iu ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij, shumica e të cilëve ishin të vetëdijshëm më parë për situatën përmes mediave.

Shumë nga futbollistët e kampionit aktual të Evropës nuk e dinin dhe nuk donin ta besonin që Casemiro po largohej. Kjo pasi mesfushori nuk u kishte komentuar asgjë pjesës më të madhe të skuadrës, të cilët megjithatë, duke parë zhvillimin e ngjarjeve në media, kishin frikë për largimin e tij.

Këtë të premte Casemiro, si zakonisht, mbërriti në Real Madrid City shumë më herët. Mendja e tij është në Mançester, por kjo nuk po zvogëloi në asnjë minutë profesionalizmin e tij.

Pas takimit me Ancelottin, në një takim ku u kuptua se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, ai ka biseduar edhe me kolegët e tij.

Marca shkuan se nuk ka pasur shumë ceremoni dhe se momenti ka ndodhur në mënyrë shumë informale.

Më pas mesfushori e ka nisur seancën me grupin... por nuk e ka përfunduar./Telegrafi/