Please enter at least 3 characters.

Carragher tifoz i Unitedit në derbin e Mançesterit

2019/04/Jamie-Carragher.jpg
306:"CARDIFF, WALES - NOVEMBER 30: The Sky Sports team including, Jamie Carragher, Gary Neville and Kelly Cates ahead of the Premier League match between Cardiff City and Wolverhampton Wanderers at Cardiff City Stadium on November 30, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Sonte (e mërkurë) përballen Manchester Unitedi dhe Manchester City në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 31-të e Ligës Premier.

Në rast se Djajtë e Kuq fitojnë ata do të kenë më shumë shanse për një vend që dërgon në top katërshe në sezonin e ardhshëm dhe me këtë rast do t'i bëjnë një favor Liverpoolit në garën për titull me Cityn.

Pra, sonte mund të themi që Reds janë tifozët më të flaktë të Man Utd, i tillë është edhe Jamie Carragher.

Legjenda e Liverpoolit në Instagram ka kujtuar kohën kur kishte humbur një bast me Gary Nevillen dhe pastaj ishte detyruar të veshë fanellën e Unitedit.

Në përshkimin e fotografisë së ka shkruar: "Për vetëm një natë", e më pastaj ka postuar edhe një video ku uron që Djajtë e Kuq të fitojnë ndaj Cityt. /Telegrafi/