Please enter at least 3 characters.

Capello flet për mundësitë që të jetë trajner i Interit

2016/10/CvNATUIXgAAiTWz.jpg

Fabio Capello është një nga emrat më të përfolur për të qenë trajner i Interit dhe për këtë ka folur edhe tekniku italian në një intervistë për Sky Sport.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit ka thënë se Nerazzurrët duhet t'i japin Frank de Boer dhe jo ta heqin atë.

“Trajnerët gjithmonë i njohin mirë lojtarët dhe potencialin e skuadrës. Ky Inter është lart, por duhet t'i jepni kohë trajnerit për të punuar", ka thënë Capello,

"Unë pasardhësi? Gjithçka do shkojë mirë nëse i jepni kohë”, ka shtuar italiani.

Për ta zëvendësuar holandezin është në listë edhe Gianni De Biasi. /Telegrafi/