Calvin Harris publikon videon hot me Gigi Hadid (Video)
06/08/2015
Calvin Harris ka publikuar më në fund singlin e shumëpritur “How Deep Is Your Love”.
Producenti i suksesshëm skocez Calvin Harris, ka zgjedhur ta lançojë klipin e ri përmes rrjetit online të muzikës TIDAL.
Megjithatë ai tashmë gjendet edhe në YouTube, dhe kemi mundësi të shijojmë skenat e tij me protagoniste kryesore bukuroshen supermodele, Gigi Hadid.
Kujtojmë që singëlli “How Deep Is Your Love” është një bashkëpunim me treshen londineze Desciples, si dhe vokalin e tekstshkrueses Ina Wroldsen. /Telegrafi/


