Caktohet periudha e organizimit të manifestimit për orizin në Koçan
17/03/2017
Manifestimi ''Ditët e orizit të Koçanit'' do të mbahet nga 25 shtatori e deri më 1 tetor të këtij viti. Kështu u vendos në takimin e punës së Komisionit për kulturë, sport dhe të drejta të fëmijëve në këtë komunë dhe Këshillit për organizim të manifestimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anika ilijevska - Gjorgjieva nga Zyra për punë publike e komunës në fjalë tha se pjesë e programit do të jenë ansamblet folkloristike, zgjedhja e bukuroshes së korrjes.
Sipas AIM-së, manifestimi mbështetet nga komuna e Koçanit me mjete nga buxheti i saj./Telegrafi/


