Please enter at least 3 characters.

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy të dyshuarve për blerje të votave

2017/10/Kutia-zgjedhjet-votimet-2017-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve M. J. dhe N. Sh.

I pandehuri M. J nga Komuna e Parteshit, dyshohet se në zgjedhjet e 22 tetorit, ka paguar faturën e rrymës personit Z. S., në mënyrë që ky i fundit të votojë së bashku me familjarët e tij për kandidaten e cila ka qenë bashkëshorte e të pandehurit.

I pandehuri N. Sh., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit dyshohet se më 22 tetor ka ndikuar tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e një partie të caktuar, madje edhe duke ofruar para në këmbim të votës.

Të dy të pandehurit me këtë veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.