Please enter at least 3 characters.

Cakaj-Borrell: E rëndësishme liberalizimi i menjëhershëm i vizave për Kosovën

2019/12/78265371_2482740571995569_6843088486963085312_o.jpg

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në takim, diskutimet u përqendruan në rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

“Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë!”, ka thënë Cakaj.