Caitlyn në lidhje me aktoren transseksuale
10/07/2015
Caitlyn Jenner spekulohet se ka nisur të shoqërohet me aktoren transeksuale Candis Cayne.
Caitlyn, ish-atleti Kris Jenner i cili muajin e kaluar u shndërrua në femër, është takuar për herë të parë me bukuroshen bionde gjatë kohës që ka qenë në New York për paradën e “gay-ve” ku mendohet të ketë lindur një pëlqim mes tyre.
Pasi kanë kaluar natën bashkë në klub, dy femrat raportohen të kenë kaluar disa ditë, duke e shijuar shoqërinë e njëra-tjetrës.
Lajmi për lidhjen e 65-vjeçares vjen menjëherë pasi djali i saj Brody tregoi se ajo vazhdon akoma të tërhiqet nga femrat.


