Please enter at least 3 characters.

Bylbyl Sokoli drejt Shqipërisë, bisedon me Kukësin

2016/01/bylbyl-sokoli-drejt-shqip-euml-ris-euml-bisedon-me-kuk-euml-sin_hd.jpg

Burime të ‘ORAinfo’, bëjnë të ditur se Sokoli është në negociata me klubin Kukësit, në mënyrë që ta drejtojë këtë klub.

“Sokoli tashmë edhe zyrtarisht ka filluar negociatat me Kukësin dhe është shumë afër kalimit në këtë klub”, ka thënë burimi.

Ndryshe, Kukësi u rendit sërish në vendin e dytë si nënkampion për të tretën herë rradhazi, duke grumbullur 75 pikë, duke shënuar 59 gola e duke pësuar 27. Në 36 ndeshje të zhvilluara , ekipi mori 23 fitore , 6 barazime dhe 7 humbje.

Fundi sezonit futbollistik edhe pse u cilësua si i suksesshëm nga drejtuesit e klubit, megjithatë ka shfaqur zhgënjimet që nuk solli përmbushjen e dy objektivave madhorë tek FK. Kukësi, siç ishin marrja e Titullit Kampion dhe Kupa e Shqipërisë.