Please enter at least 3 characters.

Butrint Imeri komentohet për një romancë të re dashurie, kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën?

2021/08/collage-2-14-scaled.jpg

Artisti shqiptar, Butrint Imeri, momentalisht është një nga yjet më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

25 vjeçari njëherësh është shumë i komentuar dhe i pëlqyer nga vajzat.

Sidoqoftë, ai asnjëherë nuk ka komentuar ndonjë lidhje të tij të dashurisë përkundër se u përfol për një romancë të gjatë me prezantuesen Kiara Tito.

E dashura e re e Butrint Imerit? (Foto: Instagram)

Pak muaj më parë, Imeri u përfol për një lidhje të re me një vajzë të quajtur, Olta Beqiri.

Dyshimet u ngjallën pasi dyshja postuan imazhe nga vende të njëjta, duke lënë të kuptohet se janë bashkë.

E dashura e re e Butrint Imerit? (Foto: Instagram)

Këto aludime së fundmi u komentuan nga Iconstyle.al, për të cilët thuhet se është konfirmuar një gjë e tillë.

Pavarësisht gjithë këtyre, të njëjtit akoma nuk kanë pranuar asgjë publikisht dhe mbetet të zbulohet në vazhdim. /Telegrafi/