Please enter at least 3 characters.

Buta rikthehet me "freestyle", shumë thumba për rivalët

2019/02/buta-1.png

Hip hop ylli, Buta, është rikthyer në këtë fillim të vitit me një 'freestyle' të ri.

Reperi ka marrë pjesë si zakonisht në radion e transmetuesit publik zviceran, SRF, ku në një prej emisioneve të hip hopit ai sërish performoi "freestyle".

Reperiu shfaq mjaft në formë në këtë emision bashkë me Onkel Arin, një emër i njohur për skenën evropiane të hip hopit.

Buta mes vargjeve ka thumbuar rivalët e tij, kryesisht Mozzikut i cili edhe vepron në Zvicër.

Rivaliteti i Mozzikut me Butën është i njohur për publikun, pasi që të dy vijnë nga qyteti i Ferizajit.

Buta së fundmi lansoi mixtape "Vjeshtë-Dimër", ndërsa publikoi edhe disa videoklipe.

Ai lansoi këngët "Ok, Ok" dhe "Pse ke ardh Ktu'. /Telegrafi/