Busquets prezantohet te Inter Miami
16/07/2023
Inter Miami e ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e Sergio Busquets.
Mesfushori spanjoll u larguar nga Barcelona si lojtar i lirë për të kaluar te skuadra nga MLS.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Inter Miamin, duke u bërë sërish bashkëlojtar me Lionel Messin.
Deri më tani, Busquets ka zhvilluar 721 paraqitje, , duke shënuar edhe 19 gola dhe 40 asistime në karrierën e tij.
Ai pritet që të ndihmojë Inter Miamin që të lartësohet në tabelë, pasi janë në vendet e fundit të ligës MLS. /Telegrafi/


