Please enter at least 3 characters.

Burri në Pejë denoncon kunatën për dhunë psikike, policia heton rastin

Një person ka njoftuar se e dyshuara (kunata) në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.07.2026 rreth orës 22:30, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se palët pas intervistimi janë liruar në procedurë të rregullt.

“ ‘Dhunë në familje dhe ngacmim seksual’ Pejë 07.07.2026-22:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se e dyshuara (kunata) në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët pas intervistimit dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/