Please enter at least 3 characters.

Burri në Kinë dënohet me vdekje pasi ia vuri flakën ish-gruas së tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

2021/10/Lhamo.jpg

Një burrë nga Kina që ia vuri flakën ish-gruas së tij derisa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejt për ndjekësit e saj në internet u dënua me vdekje të enjten, duke përfunduar një rast vdekjeje që mori hov ndërkombëtar.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, viktima, 30-vjeçare me emrin Lhamo, ishte një fermere dhe blogere në një prefekturë autonome tibetiane në provincën jugperëndimore Sichuan.

Ajo po transmetonte një video të saj shtatorin e kaluar kur një burrë hyri, i hodhi benzinë dhe ia vuri flakën. Ajo vdiq dy javë më vonë.

Ish-burri i saj, Tang Lu, u arrestua menjëherë pas kësaj. Të enjten në gjykatë, ai u shpall fajtor për vrasje, u dënua me vdekje dhe u urdhërua të paguante edhe kompensim. /Telegrafi/