Please enter at least 3 characters.

Burri i dehur rrah gruan në Prizren

2020/02/rrah-rrahje-1-1200x630-1.jpg

Një person pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/