Burns: SHBA-të absolutisht kundër ndarjes së Kosovës
28/02/2008
"Ne nuk do të mbështetnim dhe toleronim çfarëdo lëvizjesh drejt ndarjes, si ndarje de fakto apo ndarje të zvarritur... apo ndarje de jure" ka thënë Burns, personi i tretë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
"Tani Shtetet e Bashkuara dhe e mbarë Evropa, me disa përjashtime shumë të vogla, janë duke mbështetur fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Me arsye të mirë: sepse nuk kemi harruar historinë e asaj çfarë ka ndodhur atje".


