Please enter at least 3 characters.

Burgu i sigurisë së lartë, ka edhe valë telefoni!? (Video)

2016/01/burgu-i-siguris-euml-s-euml-lart-euml-ka-edhe-val-euml-telefoni-video_hd.jpg

Burgu në Dyzë të Podujevës, përurimi i të cilit u bë në fund të vitit të kaluar, ende nuk ka mjet për pengimin e valëve telefonike.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të Kosovës, Shemsi Hajrizi, thotë se mjeti për pengimin e valëve brenda këtij burgu ishte vendosur, por se banorët janë ankuar se kishte diametër edhe përtej burgut.

Brenda dy javëve të fundit, sipas tij, aty janë vendosur 21 të burgosur. Shtatë prej tyre janë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Transferimi i të burgosurve është në proces dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

Hajrizit ka thënë se brenda këtij viti aty do të vendosen 100 të burgosur, që janë të dënuar me mbi 15 vjet burg. Ndërsa, janë 130 oficerë korrektues që e bëjnë sigurimin e këtij burgu. /Rrokum/


BURGU I SIGURISË SË NALTË ME VALËby RrokumTelevision