Please enter at least 3 characters.

Bullgaria i dhuron Maqedonisë 50 mijë vaksina "Pfizer"

2021/04/pfizer-1.jpg
242:"A small shopping basket filled with vials labeled "COVID-19 - Coronavirus Vaccine" and a medical sryinge are placed on a Pfizer logo in this illustration taken November 29, 2020. Picture taken November 29, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Ilustration
7:"REUTERS

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se shteti bullgar ka ndarë vaksina për coronavirusi për Maqedoninë e Veriut.

"Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit", tha Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur tv përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë./Telegrafi/