Please enter at least 3 characters.

Buffon dhe Allegri e kishin paguar aeroplanin privat që i dërgoi lojtarët e Juves në varrimin e Astorit

2018/03/Astorivarrimi-2-e1521058808609.jpg
296:"FLORENCE, ITALY - MARCH 08: Gianluigi Buffon of Juventus ahead of a funeral service for Davide Astori on March 8, 2018 in Florence, Italy. The Fiorentina captain and Italy international Davide Astori died suddenly in his sleep aged 31 on March 4th, 2018. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Gianluigi Buffon dhe Massimiliano Allegri e kanë paguar nga xhepi i tyre aeroplanin privat, me të cilin skuadra e Juventusit arriti në funeralin e Davide Astorit - bëjnë të ditur mediat italiane.

Bianconerët zhvilluan ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspurit të mërkurën në Londër, ndërsa varrimi i kapitenit të Fiorentinas ishte një ditë pas.

(Foto: Getty Images)

Delegacioni i Juves ia arriti të ishte i pranishëm në Firence, gjë që u përshëndet dhe u pritën me duartrokitje nga tifozët e Violas, përkundër rivalitetit të madh midis klubeve.

Tash, La Nazione raporton se pas ndeshjes ndaj Spursave, Buffon u kishte thënë bashkëlojtarëve se një aeroplan privat do t'i dërgonte në Firence për të marrë pjesë në varrimin e futbollistit italian.

(Foto: Getty Images)

Kapiteni u kishte thënë futbollistëve të Juves se kushdo që dëshironte të merrte pjesë në funeral, të paraqitej në hollin e hotelit, derisa të tjerët mund të qëndronin dhe se i kuptonte ata që dëshironin të pushojnë pas një ndeshjeje aq të lodhshme.

Megjithatë, të gjithë lojtarët u paraqitën për të shkuar në varrim, porse aeroplani ishte i vogël dhe nuk kishte vend për të gjithë.

(Foto: Getty Images)

Sipas La Nazione, Buffon dhe Allegri e kishin paguar aeroplanin me 12 ulëse për t'u nisur drejt Firences, ku i ka pritur edhe Federico Bernardeschi.

Gazeta, po ashtu, raporton se policia italiane i kishte propozuar delegacionit të Juventusit që të hynte në Basilica di Santa Croce nga hyrja e pasme, mirëpo Buffon u kishte kërkuar bashkëlojtarëve që të ecnin rrotull dhe të hynin përpara për të shprehur solidaritetin e tyre me qytetarët e Firences.

(Foto: Getty Images)

Kapiteni i Juves më pas i ka falënderuar tifozët e Fiorentinas për reagimin e tyre pas arritjes së lojtarëve Bianconerë. /Telegrafi/