Please enter at least 3 characters.

Buffon: CR7 arsyeja që disa lojtarë qëndruan te Juve, Icardi më shënonte gjithmonë

2018/12/Gianluigi-Buffon-e1543929633968.jpg
220:"TURIN, ITALY - MAY 19: Gianluigi Buffon of Juventus FC gestures during the serie A match between Juventus and Hellas Verona FC at Allianz Stadium on May 19, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Paris Saint Germainit, Gianluigi Buffon, është kthyer edhe një herë të flas për Juventusin.

Italiani ka thënë se nuk e ka problem një përballje të mundshme me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve, përjashtim finales.

40-vjeçari ka thënë se i mungon Italia, por jo dhe Mauro Icardi, kjo pasi argjentinasi i ka shënuar shumë gola me fanellën e Interit, por edhe të Sampdorias.

(Foto: Getty Images)

"Juventus? Do doja t'i takoja në Ligën e Kampionëve, por ndeshja e vetme që nuk do dëshiroja të përballsha me ata është finalja. Të gjithë tjerat do të ishin në rregull".

"Juve nuk është e gjithë jeta ime, por pjesë e rëndësishme e jetës time. Për mua ishte koha të largohem, por edhe për disa lojtar, arsyeja e vetme që qëndruan ishte ardhja e Ronaldos".

"Icardi? Nuk më mungon, sepse sa herë që kam luajtur kundër tij më ka shënuar gol", ka thënë Buffoni në një intervistë Tika-Taka.

Në 12 ndeshje Icardi ka arritur t'i shënojë tetë gola në portën e ish-portierit të Juventusit. /Telegrafi/