Please enter at least 3 characters.

Britney Spears tregon eksperiencën e keqe me Botox-in: Më la syrin të varur për rreth katër javë

Britney Spears ka rrëfyer se një procedurë me Botox i shkaktoi një problem në syrin e majtë, duke e lënë të varur për rreth katër javë.

Këngëtarja 44-vjeçare e tregoi eksperiencën në një video të publikuar në Instagram, ku shpjegoi se mjeku i kishte injektuar shumë Botox në zonën e syrit.

Spears tha se problemi tani ka filluar të përmirësohet dhe syri po i rikthehet normalitetit, shkruan DailyMail.

“Dhe tani po fillon të ringjallet dhe të jetë përsëri normale. Është shumë e turpshme që ishte kështu”, tha ajo, ndërsa tregoi me dorë se si i ishte ulur syri.

Spears u bëri gjithashtu thirrje ndjekësve të tregohen të kujdesshëm me procedurat estetike.

“Vajza, duhet të jeni shumë të kujdesshme nëse bëni botoks me këta njerëz dhe këta mjekë. Mund t’jua prishin sytë vërtet”, u shpreh ajo.

“Mund të të ndryshojnë fytyrën dhe mund të të prishin gjërat”, shtoi këngëtarja, duke e mbyllur me një tjetër paralajmërim: “Kini kujdes me trupat tuaj, sepse janë tuajt dhe ju i zotëroni”. /Telegrafi/