Please enter at least 3 characters.

Britney Spears dhe Sam Asghari publikojnë video në momente intime, teksa shijojnë pushimet në një vend tropikal

2023/06/72232361-0-image-a-98_1686952600733.jpg

Britney Spears dhe Sam Asghari shfaqen më të lumtur se kurrë në një klip të shkurtër që këngëtarja e "Toxic" ndau në Instagram të premten.

Nëna e dy fëmijëve, 41 vjeçe, dhe burri i saj i pashëm, 29 vjeç, dukej se ishin në një resort luksoz tropikal.

Sipas videos, ata ishin duke kërcyer, përqafuar si dhe duke u puthur përpara kamerës.

Foto: Instagram

Krijuesja e hitit "Womanizer" kishte veshur një fustan të bardhë shumë të shkurtër, të kombinuar me sandale me taka të larta me platformë.

Flokët e bardha i kishte lënë tërësisht të lëshuar, ndërsa kishte vënë dhe një palë syze dielli.

Foto: Instagram

Ndërkohë, trajneri i fitnesit për paraqitjen e tyre zgjodhi një kostum gri me një bluzë të bardhë poshtë xhaketës.

Çifti i martuar janë ngacmuar me njëri-tjetrin dhe në një moment këngëtarja e "Circut" ka marrë një pozë teksa kapi gjoksin.

Foto: Instagram

Një pishinë, peisazh i harlisur dhe shumë dhoma hoteli mund të shiheshin në sfondin e klipit të shkurtër.

Pushimet janë të nevojshme për të pasi këngëtarja po vazhdon të merret me drama nga familja e saj.

Foto: Instagram

Së fundmi ajo u akuzua nga familjarët se po përdor një lloj droge dhe se do të ketë fundin si Amy Winehouse. /Telegrafi/