Please enter at least 3 characters.

British Council dhe festivali EXIT sjellin Ghostpoet

2016/04/exit.png

British Council së bashku me Festivalin EXIT kanë bashkuar forcat që të sjellin Ghostpoet, një muzicient nga Britania e Madhe së bashku me 12 muzicient lokal nga i tërë rajoni i Ballkanit që të krijojnë një eksperiencë unike.

muzikore e cila do të tregoj storie të papritura të rajonit, inkurajojë bisedë mes njerëzish dhe të fuqizoj relacione shoqërore. Kjo iniciativë e quajtur ‘Mix the City- the Balkans’, fton botën në një platformë video muzikore interaktive ku kushdo me një kompjuter apo telefon të mençur mund të krijoj miksin e vet muzikor të Ballkanit dhe ta postoj atë menjëherë në mediet shoqërore.

Gjatë disa javëve të ardhshme, Ghostpoet do të jetë në kërkim të artistëve të mirënjohur apo atyre me potencial të cilët nëpërmjet muzikës së tyre do ta tregojnë storien e tyre se si e shohin Ballkanin, qytetet e tij, njerëzit dhe kulturën.

Ky do të jetë një udhëtim mbresëlënës në Banja Lluka, Beograd, Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Gjatë turneut, Ghostpoet do të incizoj mostra me 12 muzicient lokal dhe do të xhirojnë video filmike të cilat do të tregojnë talentin progresiv, pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

Tregimet prapa lokacioneve filmike në tetë qytetet do t’u ndihmojnë Ghostpoet dhe ‘Mix the City’ përdoruesve të zbulojnë disa nga thesaret e fshehura të cilat e bëjnë Ballkanin me te vërtetë special.

Pas publikimit të ‘Mix the City – the Balkans’, publiku rreth botës do të jetë në gjendje që me lehtësi të hulumtojë dhe përjetoj Ballkanin në pëllëmbë të dorës së tyre. Duke miksuar audio mostrat e inçizuara të 12 artistëve të cilët ndoshta edhe se kanë parë njëri tjetrin ndonjëherë, çdo përdorues do të pëdorë kreativitetin e tij/saj që të sjellë këto tetë qytete me afër.

Rezultati përfundimtar i bashkëveprimit me platformën do të jetë një miks unik në formën e një videoklipi muzikor i cili kombinon audio miksin e mostrave nga muzikantët lokal me videot filmike nga peizazhet autentike të Ballkanit.

‘Gjatë hulumtimit tim jam fascinuar dhe impresionuar nga llojllojshmëria e talentit në Ballkan. Jam duke ju gëzuar shumë fillimit të realizimit të këtij projekti, dhe përmbledhjes së thelbit të rajonit që do ta vizitoj,’ tha Ghostpoet para se të nisej për në lokacionin e parë në Ballkan ku do të inçizohet.

‘Mix the City - the Balkans’ do të jetë në dispozicion për publikun global në www.mixthecity.com nga Korriku 2016. Në ndërkohë, në webfaqen e njejtë, përdoruesit mund të eksplorojnë dhe përjetojnë mikset nga Tel Avivi dhe Stambolli kuruar nga senzacioni i YouTube nga Izraeli Kutiman.

Duke përcjellë suksesin e mrekullueshëm të ‘Mix the City’ në Tel Aviv dhe Stamboll, ‘Mix the City-the Balkans’ është prodhuar nga British Council dhe Festivali EXIT. Projekti është i realizuar në bashkëpunim me agjencitë kreative nga Britania e Madhe Flying Object dhe Roll Studio.

Kontaki për Medie:British CouncilNita Qena, Oficere e ArtitNita.qena@ks.britishcouncil.org+377 (0) 45 66 55 02EXIT FestivalBojana Kozomora, PR Managerbojana.kozomora@exitfest.org+381 (0) 64 823 64 32